top of page

Politikat & Kushtet e përdorimit

Përdoruesit e website-it të Butikut Regina kanë të drejtën të pranojnë ose të refuzojnë rregullat dhe kushtet e website-it. Përdorimi i website-it tonë është i lidhur ngushtë me pranimin e këtyre rregullave dhe kushteve. Nëse nuk jeni dakord me to, ju lutemi të mos përdorni website-in tonë. Rregullat dhe kushtet mund të ndryshojnë dhe çdo përdorim i vazhdueshëm i website-it pas ndryshimeve do të konsiderohet si pranimi i tyre të përditësuar.

Politika e Kopjimit dhe Përdorimit të Materialeve

Të gjitha materialet dhe fotot në faqen e Butikut Regina janë pronë intelektuale dhe mbrohen nga ligjet për të drejtat e autorit. Kopjimi, shpërndarja apo përdorimi i këtyre materialeve pa miratimin e Butikut Regina është i ndaluar dhe mund të ketë pasoja ligjore. Përdorimi i materialeve për qëllime komerciale apo në rrjete sociale pa leje është shkelje e të drejtave të autorit. Për përdorime të tilla, ju lutemi kontaktoni Butikun Regina për miratim.

Privatësia dhe Siguria e të Dhënave

Butiku Regina nuk ruan asnjë të dhënë personale lidhur me llogaritë në website-in e Butikut Regina. Të dhënat e përdoruesve nuk mbledhen, ruhet ose përdoren për asnjë qëllim tjetër përveç atyre të përcaktuara në politikat tona të privatësisë dhe sigurisë. Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe sigurinë e të dhënave tuaja

Përgjegjësitë dhe Shërbimi ndaj Klientëve

Stafi teknik i Butikut Regina është gjithmonë në dispozicion për klientët tanë. Për çdo ndihmë dhe mbështetje, mund të na kontaktoni përmes faqes së kontaktit në website-in tonë. Ne jemi të përkushtuar të përgjigjemi në kërkesat dhe ankesat e klientëve tanë në një kohë sa më të shkurtër të mundshme dhe të sigurojmë një trajtim të shpejtë dhe efikas të çdo kërkese.

Politikat e Pagesës

Metodat e pagesës në Butikun Regina pas pranimit të porosisë,e cila bëhet nëpërmjet postës. Është e rëndësishme të kontaktoni një shitës/e përmes Instagram Chat ose faqes së Kontaktit në website-in tonë për të siguruar që artikulli që po porositni është në dispozicion. Nëse keni kryer porosinë dhe merrni njoftim që artikulli nuk është në dispozicion, ju lutemi kontaktoni në faqen e kontaktit për të arritur një marrëveshje të përshtatshme. Ne jemi këtu për të siguruar që çdo porosi të përmbushë pritshmëritë tuaja dhe të zgjidhim çdo çështje.

Përjashtime dhe Garancitë

Butiku Regina nuk ofron garanci pas blerjes së produktit. Ky përjashtim ndodh pasi produktet mund të dëmtohen gjatë përdorimit të tyre. Ju lutemi, jini të kujdesshëm gjatë përdorimit të produkteve dhe kontrolloni me imtësi çdo artikull para përdorimit për të siguruar që është në gjendje të mirë.

Video dhe Prezentimi e Produkteve

Butiku "Regina" nuk ofron video ose foto të produkteve përmes chatit. Ne ofrojmë vetëm informacion për madhësinë, ngjyrën dhe materialin përmes chatit. Për video dhe pamje vizuale, ju ftojmë të vizitoni Instagramin tonë ose seksionin e galerisë në faqen e internetit.

Kthimet dhe ndrrimet

Blerja mund të pranohet ose refuzohet gjatë pranimit nga posta. Gjithashtu, ekziston mundësia që porosia të hapet dhe të kontrollohet para pranimit. Sidoqoftë, pasi porosia të jetë pranuar, nuk do të jetë më e mundur që ajo të kthehet ose të ndryshohet, kjo vlen edhe për produktet brenda lokalit. Ju lutemi sigurohuni që gjithçka të jetë në rregull para konfirmimit, pasi pas këtij hapi, çdo modifikim apo anulim i porosisë apo blerjes nuk do të jetë i mundur.

Shërbimi Postar

Shërbimi postar është një shërbim shtesë që do të paguhet së bashku me shumën e porosisë suaj. Megjithatë, për klientët që porosisin përmes webfaqes dhe shuma e porosisë është mbi 50 euro, shërbimi postar është falas vetëm për Kosovë. Çmimet e dërgesës për porosi nën këtë shumë dallojnë nga një shtet në tjetrin.

Dërgesa e porosive

Porosia zakonisht kërkon një periudhë prej 1 deri në 2 ditë për t'u dërguar në Kosovë dhe 2 deri në 3 ditë në Shqipëri dhe Maqedoni, duke filluar nga momenti kur përpunimi i saj është përfunduar. Kjo periudhë përfshin kohën e nevojshme për të siguruar që të gjitha detajet e porosisë janë të sakta dhe që ajo të përgatitet për transport në mënyrë të duhur.

Dërgesat ndërkombëtare

Ne ofrojmë shërbime të dërgesave ndërkombëtare, të cilat aktualisht janë të disponueshme vetëm për destinacionet në Shqipëri dhe Maqedoni.

bottom of page