Kushtet e përdorimit
Përdoruesit e website-it dhe klientët e Regina Center SH.P.K. kanë të drejtën të pranojnë ose të refuzojnë rregullat dhe kushtet tona. Përdorimi i website-it dhe kryerja e blerjeve në Regina Center SH.P.K. nënkupton pranimin e plotë të këtyre rregullave dhe kushteve. Regina Center SH.P.K. rezervon të drejtën të ndryshojë rregullat dhe kushtet në çdo kohë, dhe përdorimi i vazhdueshëm pas këtyre ndryshimeve konsiderohet si pranimi i tyre.
Politika E Kopjimit dhe Përdorimit të Materialeve
Të gjitha materialet dhe fotot në faqen e Regina Center SH.P.K. janë pronë intelektuale dhe mbrohen nga ligjet për të drejtat e autorit. Kopjimi, shpërndarja apo përdorimi i këtyre materialeve pa miratimin e Regina Center SH.P.K. është i ndaluar dhe mund të ketë pasoja ligjore. Përdorimi i materialeve për qëllime komerciale apo në rrjete sociale pa leje është shkelje e të drejtave të autorit. Për përdorime të tilla, ju lutemi kontaktoni Regina Center SH.P.K. për miratim.
Privatësia dhe Siguria e të Dhënave
Regina Center SH.P.K. nuk ruan asnjë të dhënë personale që lidhet me llogaritë në faqen tonë të internetit apo me të dhënat e dërguara përmes chat-it gjatë porosive. Të dhënat e përdoruesve nuk mblidhen, ruhen apo përdoren për asnjë qëllim tjetër, përveç atyre të përcaktuara në politikat tona të privatësisë dhe sigurisë. Ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave tuaja.
Përgjegjësitë dhe Shërbimi ndaj Klientëve
Stafi teknik i Regina Center SH.P.K. është gjithmonë në dispozicion për klientët tanë. Për çdo ndihmë dhe mbështetje, mund të na kontaktoni përmes faqes së kontaktit në website-in tonë. Ne jemi të përkushtuar të përgjigjemi në kërkesat dhe ankesat e klientëve tanë në një kohë sa më të shkurtër të mundshme dhe të sigurojmë një trajtim të shpejtë dhe efikas të çdo kërkese.
Politikat e Pagesës
Metodat e pagesës në Regina Center SH.P.K. pas pranimit të porosisë,e cila bëhet nëpërmjet postës. Është e rëndësishme të kontaktoni një shitës/e përmes Instagram Chat ose faqes së Kontaktit në website-in tonë për të siguruar që artikulli që po porositni është në dispozicion. Nëse keni kryer porosinë dhe merrni njoftim që artikulli nuk është në dispozicion, ju lutemi kontaktoni në faqen e kontaktit për të arritur një marrëveshje të përshtatshme. Ne jemi këtu për të siguruar që çdo porosi të përmbushë pritshmëritë tuaja dhe të zgjidhim çdo çështje.
Përjashtime dhe Garancitë
Regina Center SH.P.K. nuk ofron garanci pas blerjes së produktit. Ky përjashtim ndodh pasi produktet mund të dëmtohen gjatë përdorimit të tyre. Ju lutemi, jini të kujdesshëm gjatë përdorimit të produkteve dhe kontrolloni me imtësi çdo artikull para përdorimit për të siguruar që është në gjendje të mirë.
Video dhe Prezentimi e Produkteve
Regina Center SH.P.K. nuk ofron video ose foto të produkteve përmes chatit. Ne ofrojmë vetëm informacion për madhësinë, ngjyrën dhe materialin përmes chatit. Për video dhe pamje vizuale, ju ftojmë të vizitoni Instagramin tonë ose seksionin e galerisë në faqen e internetit.
Kthimet dhe ndrrimet
Blerja mund të pranohet ose refuzohet gjatë pranimit nga posta. Gjithashtu, ekziston mundësia që porosia të hapet dhe të kontrollohet para pranimit. Sidoqoftë, pasi porosia të jetë pranuar, nuk do të jetë më e mundur që ajo të kthehet ose të ndryshohet, kjo vlen edhe për produktet brenda lokalit. Ju lutemi sigurohuni që gjithçka të jetë në rregull para konfirmimit, pasi pas këtij hapi, çdo modifikim apo anulim i porosisë apo blerjes nuk do të jetë i mundur.
Shërbimi Postar
Shërbimi postar është një shërbim shtesë që do të paguhet së bashku me shumën e porosisë suaj. Çmimet e dërgesës për porosi dallojnë nga një shtet në tjetrin.
Dërgesat ndërkombëtare
Ne ofrojmë shërbime të dërgesave ndërkombëtare, të cilat aktualisht janë të disponueshme vetëm për destinacionet në Shqipëri dhe Maqedoni.
Dërgesa e porosive
Porosia zakonisht kërkon një periudhë prej 1 deri në 2 ditë për t’u dërguar në Kosovë dhe 2 deri në 3 ditë në Shqipëri dhe Maqedoni, duke filluar nga momenti kur përpunimi i saj është përfunduar. Kjo periudhë përfshin kohën e nevojshme për të siguruar që të gjitha detajet e porosisë janë të sakta dhe që ajo të përgatitet për transport në mënyrë të duhur.
Politikat e hyrjes & ambientit të Regina Center SH.P.K.
Për të garantuar një ambient të sigurt, të pastër dhe të këndshëm për të gjithë klientët dhe stafin tonë, Regina Center SH.P.K. zbaton disa rregulla të thjeshta për hyrjen në ambientin e Regina Center SH.P.K..
1. Çfarë Nuk Lejohet të Futet në hapsiren e Regina Center SH.P.K.:
Për arsye sigurie dhe higjiene, ju lutemi mos sillni brenda:
- Produkte të lagura (p.sh., rroba të lagura, sende me lëngje të hapura, çadra)
- Ushqime dhe pije (Perjashtim për shihe uji)
- Armë apo objekte të rrezikshme (p.sh., thika, sende të mprehta ose të forta)
- Kafshë shtëpiake.
2. Ruajtja e Produkteve të Ndaluara:
Për komoditetin tuaj:
- Ushqimet, pijet dhe qeset me përmbajtje të papërshtatshme mund të lihen në dollapët e posaçëm pranë hyrjes.
- Qeset plastike të mëdha apo të dyshimta mund të kërkohen për inspektim nga sigurimi ose lënie jashtë.
- Kafshët nuk lejohen brenda ambienteve të Regina Center SH.P.K..
3. Kontrolli dhe E Drejta e Refuzimit të Hyrjes:
Stafi i sigurisë është i autorizuar që:
- Të kryejë kontrolle të qeseve ose çantave personale në çdo kohë të arsyeshme.
- Të refuzojë hyrjen ose të kërkojë largimin nga ambientet tona në rast të mosrespektimit të rregullave.
- Të ndërhyjë me masa të mëtejshme në rast shkeljesh serioze, duke përfshirë njoftimin e autoriteteve përkatëse.
4. Përjashtime dhe Lehtësime:
Qantat e posaqme të ofurara nga Regina Center SH.P.K.gina të përdorura për produktet e Regina Center SH.P.K. janë gjithashtu të lejuara. Produktet e blera në Regina Center SH.P.K., të shoqëruara me faturë, lejohen pa kufizime.